Blerta Llace ish infermiere në Spitalin e Elbasanit, para disa muajsh bëri publike një video, ku tregonte një moment kur një qytetar ngjiste një karrige me rrota për të ndihmuar familjarin e tij të sëmurë që kishte nevojë për ndihmë urgjente, një situatë që u bë shpejt objekt i debateve dhe kritikave për kushtet e punës në institucionet shëndetësore.
Pas kësaj denoncimi, Blerta u pushuar nga puna. Ajo ka pohuar se, megjithatë, ka aplikuar për punë në spitale të tjera, por nuk ka marrë ende përgjigje dhe thotë se po përballet me vështirësi në punësim në institucione shtetërore.
Në një intervistë të dytë për TVA News, Blerta tha se kishte marrë një mesazh të papritur në telefon, ku i kërkohej të votonte për drejtorin e spitalit të Elbasanit, Agron Gaxho, i cili, sipas saj, është kandidat për deputet në listat e hapura të Partisë Socialiste. Blerta tha se ky mesazh e bëri të dyshonte më tej në lidhje me politikat e drejtorit dhe mënyrën se si ai i trajton punonjësit dhe qytetarët.
“Unë e di kush është ai dhe e di se nuk ka bërë mirë ndaj njerëzve. Ndonëse ai mund të jetë një kandidat i mundshëm për deputet, unë besoj se, nëse unë kandidoj përballë tij, do të kem mbështetje më të madhe nga qytetarët. Si ka mundësi që një njeri si ai të ketë mundësinë të bëhet ligjvënës? Sa më shumë fuqi të ketë, aq më shumë do të dëmtojë, pasi nuk i intereson asgjë tjetër përveç vetes”, tha Blerta gjatë intervistës.
Joq
