Në pikën kufitare të Muriqanit është ndaluar dhe arrestuar 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës.

I riu u shpall në kërkim pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

PKK Muriqan

Kapet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, si rezultat i verifikimeve të imtësishme nga shërbimet e Policisë Kufitare.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, krahas angazhimit për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, vijojnë kontrollet dhe verifikimet e imtësishme për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Si rezultat i verifikimeve dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Krujë, u kap dhe u ndalua shtetasi, 22 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ky Komisariat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesën e tij, ku duhej të kryente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë./abcnews.al