Një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen Kastriot në Fier ka rënë zjarr gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.52 ndërsa zjarrfikësit pasi shkuan në vendin e ngjarjes konstatuan se zjarri kishte rënë në dhomën e gjumit.

Për fat të mirë si pasojë e zjarrit nuk pati dëme në njerëz por vetëm materiale. Banesa ishte në pronësi të një shtetasi me iniciale O.O, por aktualisht aty banonte një familje tjetër me qira.

Prej pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes duket se banesa thuajse është shkrumbuar totalisht. /abcnews.al/