Moti i keq, me erëra të forta dhe rrebeshe shiu, ka goditur disa rajone të Italisë. Situata më e rëndë është regjistruar në rajonin e Emilia-Romagna-s, ku janë shkaktuar shumë përmbytje dhe autoritetet janë detyruar të lëshojnë alarmin e kuq.
Mediat italiane raportojnë se në Ravena dhe në Bolonja janë mbyllur shkollat.
Alarmi i fundit i lëshuar në rajonin e Emilia-Romagna-s vjen vetëm pak ditë pas përmbytjeve të mëdha në shumë zona.