Roskovec – Flasin fqinjët e 14-vjeçarit, i cili dyshohet se u fut për tu larë ditën e djeshme në lumin Seman dhe nuk doli më. Prej rreth 24 orësh vijojnë kërkime, por nga i mituri nuk ka asnjë gjurmë.

Fqinjët tregojnë se janë familje shumë e mirë, por në vështirësi ekonomike. Sipas tyre ndihma ekonomike që merrnin i është ndërprerë. Por kjo nuk është e para fatkeqësi për familjen, pasi 10 vite më parë i është mbytur edhe një tjetër djalë në të njëjtin vend.

“Janë shumë hallexhinj, në punë dhe hall të tyre. Babai i ka lënë ka 4 vjet. Edhe një vëlla i është mbytur para 10 vitesh këtu. Këta me ndihmë ekonomike rrojnë, tani ia kanë ndërprerë fare. Kanaçe mblidhnin. Shumë çun i mirë ishte djali. E shikoja që gjuante këtu peshk. Nuk e kanë gjetur ende, do ta ketë marrë rryma.”

“Familje e mirë dhe punëtore, fukarenj. Ai çuni punoi disa ditë te unë, ishte djalë i mirë, i zgjuar dhe punëtor. Ka qepë duke kapur peshk. Do ketë rënë ose mund të jetë hedhur për tu larë, ai e di. Duhet që shteti të vejë dorë në këtë familje se janë më të varfrit. Nuk ngopin dot barkun me bukë. Kjo familja është më e varfra në zonë. Merrnin më parë ndihmë nga shteti, por tani nuk marrin.”

Policia u njoftua pasditen e djeshme, rreth orës 19:00se 14-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe dyshohet se ishte futur për tu larë, por nuk kishte dalë më./Abcneës.al/