C.Ronaldo dhe Man.United janë gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Sulmuesi portugez kërkon të largohet nga “djajtë e kuq”, por deri më tani nuk po arrin të gjejë një skuadër të përshtatshme.

Sipas ‘The Sun’, tani CR7 ka kundër edhe shokët e ekipit, pjesa me e madhe e dhomave të zhveshjes nuk dëshirojnë ta shohin me sy. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, shokëve të Ronaldo-s i ka ardhur në majë të hundës sjelljet e portugezit, edhe ata që ishin në krahë të tij, tani kërkojnë që Ronaldo të largohet në mënyrë që dhomat e zhveshjes të mos përçahen akoma më shumë.

Si të mos mjaftojë kjo situatë, humbja përballë Brighton e rëndon atmosferën në shtëpinë e Man.United.
(BalkanWeb)