“Tani mund të duket ccudi por është më pak ccudi kur ne premtonim rindërtimin e plotë. Thumana është pjesë e një hapsirë ku do të shtrihet një vepër e madhe e kësaj dekade që do të fillojë së shpejti brenda këtij mandati. Shpresoj të ndodhi në nisje në 2023, që është Korridori Blu.  Është një vepër e domosdoshme pasi rruga aktuale e sotmja nuk mban më. Është me të gjitha riparimet një aks që nuk e përballon më fluksin mbi të.  Kjo do të jetë vepra më e madhe kombëtare e ndërtuar në Shqipëri duke prekur të gjithë vendin. Sot kemi një bilanc me rindërtimin ku qeveria shqiptare ka marrë përsipër barrën më të madhe. Pjesa më e madhe e rindërtimit është bërë nga fondet e qeverisë dhe jam shumë krenar për këtë. Shtepitë e reja nuk kanë të krahasuar me shtëpitë që kanë humbur. Krijimi i komuniteteve duke u dhënë mundësinë familjeve që jetojnë larg pa ua marrë pronën atje ku e kishin dhe e gjitha kjo pa rënduar asnjë lek mbi të gjitha familjet. Kuptohet duhet të bëni kujdes me bravat se nuk i dihet. Edhe sikur pas disa vitesh të ndryshojnë gjërat. Nuk mund t’ua marrin shtëpinë. Jeta është e gjatë unë nuk do të rroj sa shqiponja. Të gjithë atyre që thonë u vonuan, Italia është shumë afër dhe shikoni sa vite kanë atje familjet që akoma presin për shtëpi pas 10 vitesh”- tha ai.