Ky skanim i kryeveprës së krijuar nga Rembrandt van Rijn në 1642 të quajtur The Night Watch, e cila ka një format 3.65 x 4.26 metra është aktualisht fokusi i projektit të restaurimit “Operation Night Watch”.

Detajet teknike në këtë skanim janë mahnistëse. Në një deklaratë për shtyp, Rijksmuseum shpjegon se kjo fotografi është krijuar nga 8,439 fotografi individuale të shkrepura në kamerën Hasselblad H4D 300 MS 100 MP. Më pas një sistem AI ndihmoi në bashkimin e të gjitha këtyre fotografive në një imazh të vetëm.

Kjo gjë rezultoi në krijimin e një fotografie 717 gigapixel me madhësi 5.6 terabyte, ku çdo pixel tregon një zonë prej 5 mikrometër në madhësinë origjinale të pikturës. Muzeu thekson se ky skanim është 4 herë më i qartë se skanimi i fundit, që ishte “vetëm” 44.8 gigapixel.

Me pak fjalë ju mund të zmadhoni aq shumë fotografinë saqë mund të shikoni thyerjen e krijuar në bojën e pikturës. Kjo mund të jetë një eksperiencë dhe më e mirë e vështrimit të kryeveprës nga Rembrandt, pasi ju mund të shikoni nga shumë pranë çdo cep të saj.

Nëse ju dëshironi të shikoni një tjetër vepër arti me rezolucion të lartë, atëherë klikoni këtu (Girl with a Pearl Earring nga Johannes Vermeer).