Kur ka mbetur një javë nga fillimi i sezonit të ri në Serinë A, rritet presioni rreth drejtuesve të Juventus-it. Ekipi në dispozicion të Massimiliano Allegri-t nuk është akoma i kompletuar dhe dëmtimi i Paul Pogba i ka komplikuar akoma më shumë planet në mesfushë.

Është e vërtetë se emri më i nxehtë në këtë moment mbetet ai i Filip Kostic, drejt largimit nga Eintracht Frankfurt dhe është gati të fluturojë drejt Torino-s pasi të jetë arritur marrëveshja mes dy klubeve, por trajneri do të një përforcim cilësor në mesfushë.

Për këtë arsye mbetet në pole position emri i Leandro Paredes, objektiv i madh për mesfushën e Juventus-it. Operacion që mbetet i lidhur me largimin e Arthur, tashmë jashtë planeve të Allegri-t.

Për brazilianit, menaxheri Pastorello ka konfirmuar për calciomercato.it interesimin e Valencia-s, as telefonatës mes futbollistit dhe Gattuso-s. Pasi të jetë sistemuar Arthur, bardhezinjtë do të mund të hidhen në sulm për Paredes.

La Gazzetta dello Sport ka shtuar një detaj që ka lidhje me kohën e realizimit të operacionin me klubin e Paris Saint-Germain.

Mes Juventus-it dhe kampionëve të Francës do të jenë vendimtare 7/10 ditët e ardhshme, brenda së cilave do të kuptohet nëse negociatat do të mund të mbyllen me sukses ose jo.

Përveç largimit të brazilianit, torinezët do të duhet të gjejnë edhe marrëveshjen me francezët. Ka akoma një distancë rreth 10 milionë euro për vlerësimin e lojtarit (PSG kërkon 25 milionë euro), por përshtypja është se operacioni do të realizohet me përfshirjen e disa bonuseve.