Nuk janë të paktë personazhet e njohur të cilët betohen se smoothie është një nga mëngjeset e tyre të preferuara. Jo vetëm në këtë orar të ditës në fakt, ato mund t’i konsumoni dhe në darkë ose atëherë kur nuk doni të mbingarkoheni me ushqim por të hani lehtëshëm dhe shëndetshëm. Aktorja Jennifer Aniston ka zbuluar dhe recetën e saj të preferuar:

Miksoni:

– 1 filxhan Qumësht me Çokollatë dhe Bajame

– 2 lugë proteina vitale me kolagjen Peptid çokollate

– Qershi dhe Banane

– Disa pika Stevia

– Antioksidantë

– 1 kub akulli

Përbërës të tjerë që mund t`i shtoni:

– Spinaq

– Një majë luge kanellë

– Pluhur Matcha

– Një lugë gjalpë bajamesh