Suedia ka hedhur poshtë rekomandimin për miratimin e vaksinës kundër Covid-19 për fëmijët nga 5 deri në 12 vjeç. Gjatë një konference, ekspertët theksuan se nuk ka asnjë përfitim nga vaksinimi i fëmijëve të kësaj grupmoshe.

Ata theksuan gjithashtu se vendimi mund të ndryshohet nëse studimet e mëtejshme sjellin njohuri dhe rezultate të tjera. Fëmijët që i përkasin grupeve më në risk, janë vaksinuar kundër Covid-19.

Suedia ka regjistruar 40,000 raste të reja në 24 orë, një nga shifrat më të larta gjatë pandemisë.

Vendi ka regjistruar 2,122,135 raste dhe 12,781 viktima që nga fillimi i pandemisë.