Ish-kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli thotë se Lulzim Basha nuk kishte besueshmëri në Partinë Demokratike, kurse për Sali Berishën demokratët kanë nostalgji, sikurse ka për Enver Hoxhën.

“Braktisja e Bashës ishte lehtë se është njeriu më i pabesueshëm, në thelb nuk është asnjëherë mbështetja e dikujt Amerika që të bën politikan, po besueshmëria për njerëzit e tu dhe nëse nuk je për të tutë, nuk je për ndërkombëtarët. Partneriteti me kolegët e tu, anëtarët, votuesit e tu është ajo që provohesh a je partner. Këtë problem ka patur Basha nuk ka patur besueshmëri në parti për të  se ishte i preferuari i Berishës. Kurse për Berishën ka nostalgji në PD, sikurse ka për Enver Hoxhën, se ka njerëz që e kanë parë jetën përmes Berishës. Demokratë që kanë nostalgji për momentet e lumtura kur Berisha ishte në pushtet”,-tha Kadilli.