Emri i Presidentit të ri të vendit mbetet ende një mister, pasi deri më tani nuk ka aptur asnjë propozim nga asnjë palë. Por në skenë ka dalë një emër që nuk pritej aspak, ai i Leka Zogut të ri.

Emri i tij duhet marrë në konsideratë, pasi gëzon mbështetje te ndërkombëtarët. Ka qenë një takim i tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, sot ambassador i SHBA në Londër, Philip Reeker, që ka trazuar politikën shqiptare, shkruan Top Channel.

Në vizitën e tij në Tiranë vitin e kaluar, pasi takoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, Reeker u ndal edhe në rezidencën e Princ Leka Zogut. Ai së bashku me amabsadoren Kim qëndruan për orë të tëra në rezidencë, por askush nuk e di se për çfarë u fol në atë takim.

Ishte hera e parë që një zyrtar i lartë amerikan publikisht takohej me trashëgimtarin e ish-mbretërisë shqiptare, i shkolluar në Angli në akademinë mbretësore Royal Military Academy, Sandhurst, me nota të shkëlqyera.

Nuk dihet nëse Leka Zogu i ri do të jetë kandidat për President, por këtë vi tai plotëson edhe kushtet, pasi në 25 Mars ka festuar 40 vjetorin.

Mare nga newsbomb