Prokuroria e Tiranës pas kallëzimit nga bashkia për Federatën Shqiptare të futbollit vijon hetimet.

Burime bëjnë me dije se institucioni i akuzës ka marrë në pyetje 15 anëtarë të shoqatave. Federata Shqiptare e Futbollit u vu nën hetim zyrtarisht hetim një javë nga prokuroria e Tiranës.

Institucioni i akuzës regjistroi procedim penal për dy akuza ndaj kreut të FSHF-së. “shpërdorim detyre”, dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyren.

Rikujtojmë se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i ka shpallur ‘luftë’ të hapur Armand Dukës, për ta larguar nga kreu i FSHF-së. Veliajt madje i doli një audio-regjistrim ku ‘kërcënonte’ se do të vinte në lëvizje dhe SPAK për të hetuar Dukës për korrupsionin që ka bërë sipas tij. Më pas, të njëjtën ditë me audio-regjistrimin, një shpërthim me tritol u regjistrua në portën e banesës së Armand Dukës. Veliaj u distancua nga kjo ngjarje kriminale menjëherë dhe urdhëroi hetim të shpejtë, por ‘lufta’ për largimin e Dukës nga kreu i FSHF vijon.