Kancelari gjerman Olaf Scholz këtë të hënë ka deklaruar se bisedimet për pranimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë sa më shpejt.

Scholz është shprehur se çdo vonesë për bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE do ta bëjë Ballkanin Perëndimor të prekshëm ndaj ndikimit të jashtëm.

Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq deklaratat e kancelarit gjerman lidhen me faktin dhe me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Ukrainë.