Mazhoranca socialite e Edi Ramës do zgjedhë më 4 Qershor Presidentin e ri të Republikës me mandat 5-vjeçar, në raundin e katërt të procesit. Tre raundet e para ku kërkohej konsensusi me opozitën, dështuan! Socialistët kanë mbi tavolinë disa kandidatë, por më 3 qershor, në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, të majtët do vendosin vetëm për një emër i cili do votohet të shtunën në Parlamentin e Shqipërisë.

Në listën e mazhorancës ka edhe emra të propozuar nga PD-ja, pavarësisht se përfaqësuesi i saj, Enkelejd Alibeaj, u tërhoq nga procesi i negociatave.

Socialistët duhet të përzgjedhin nga një listë emrash mes të cilëve, Majlinda Bregu, Visar Hiti, Arben Çejku, Ardian Dvorani, Halim Kosova, Mimi Kodheli, Leonard Demi, Rexhep Uka etj. Por sot do të mësohet se kush do të jetë kandidati për postin e kreut të ri të shtetit.

Maxhoranca do të propozojë vetëm një kandidat për ta votuar në Parlament si Presidentin e ri të vendit.

Ditën e shtunë në orën 12:00 përfundon procesi formal i regjistrimit të kandidaturave, kurse në orën 18:00 votohet Presidenti i ri. Këtij momenti të rëndësishëm do t’i paraprijë mbledhja e sotme e kryesinë e së PS-së, e cila do të diskutojë dhe më pas do të vendosë për kandidaturën që do të kalojë në votim