Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”.
Përpara se sfida të fillonte, një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet tifozerive të të dyja skuadrave, me shumë tifozë që u futën dhe në fushë.
Kjo bëri ndërhyrjen e policisë, për të vënë nën kontroll situatën, në mënyrë që sfida të vijonte normalisht.
Kritikat ishin të shumta sa i përket këtij takimi, pasi shumë figura të njohura të futbollit, por edhe një pjesë e madhe e tifozëve, kërkuan që derbi mos të zhvillohej në “Arenën e Demave”, e cila sipas tyre nuk i plotësonte kushtet për një takim të tillë.
Top Channel
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)