Izolimi nuk ka qenë aspak e lehtë për çiftin e famshëm Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Në një intervistë për “Allure”, Lopez foli hapur në lidhje me raportin me të fejuarin, teksa tha se kanë ndjekur një terapi në çift për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.
“Ne kemi punuar për veten tonë. Bëmë terapi. Mendoj se ishte vërtet e dobishme për ne dhe marrëdhënien tonë”, u shpreh Lopez. Këngëtarja foli gjithashtu për planifikimin e dasmës dhe ceremoninë që dëshironin të mbanin në Itali, por për shkak të pandemisë u shty për një moment të dytë.
“Ne kishim planifikuar për muaj dhe muaj me radhë, do të mbahej jashtë shtetit. Ndoshta nuk ishte koha e duhur.”, shtoi më tej Lopez. Ndërkohë, kujtojmë që kohët e fundit po përflitet për një tradhti të mundshme nga ana e Alex me Madison LeCroy.
Kjo e fundit ka mohuar akuzat se kanë patur një romancë.“Alex asnjëherë nuk e ka takuar atë”, u shpreh një burim pranë tyre. Megjithatë, këto lajme duket se nuk kanë ndikuar aspak tek dyshja, pasi ata janë parë duke darkuar bashkë. /abcnews.al