Erion Murataj PSD

Të armatosur dhe me kallashnikovë, 10 vjet më parë grabitësit u ndërprenë rrugën në ecje e sipër dy automjeteve brenda të cilave gjendeshin 3 milionë euro qe do të dorëzoheshin në Rinas.

U konsiderua si grabitja më spektakolare e kohës dhe mes tetë autorëve  të cilësuar si mjeshtra për sulme të tilla, katër policët që u ndeshën me ta u panë me dyshim gjatë kësaj kohe.

Sot ish policët privatë Niko Prifti, Afrim Lloha, Alban Sharra dhe Eduart Metollari kanë paditur autoritetet për burgosje të padrejtë dhe hetim të padrejtë dhe për rrjedhojë kërkojnë të dëmshpërblehen për të gjitha ditët që u mbajtën në paraburgim.Ishte gjykata e Lartë e cila konsideroi se nuk kishte vepër penale të shpërdorimit të detyrës çka solli më pas deklarimin të pafajshëm.

Ish-policët kanë marrë vendimin e gjykatave që i gjetën të pafajshëm në fund të një gjykimi të gjatë në të cilin ata u akuzuan se nuk kishin shtypur në kohë butonin e alarmit teksa u sulmuan nga njerëz të maskuar e të armatosur me kallashnikovë.

Hetimet treguan se policët ishin ndeshur me një nga grupet më të rrezikshme në fushën e grabitjes  së bankave disa prej të cilëve me CV kriminale në këtë fushë edhe në shtetin grek.

Grabitësit që u dënuan në total me 100 vjet burgim rezultoi se ishin Dash Kupa, Ernest Kupa, Ditjon Memlika, Admir Çerpja, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj, të cilët dolën të implikuar edhe në ngjarje të tjera.