Një shtetas rus është gjetur i pajetë në një apartament në Kavajë këtë mbrëmje.

Sipas policisë, 66-vjeçari me iniciale V.U. nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Gjatë kontrollit në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, efektivët kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur të vdekur rusin.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.

Top Channel