Një tornado i fuqishëm në  zonën Valley View, Teksas, ka lënduar disa persona, ndërsa ka dëme të shumta materiale. Raportet paraprake  theksojnë se paktën 10 persona janë plagosur.

Tornado ka përmbysur automjetet në autostradën I-35 në veri të Dentonit midis Valley View dhe Sanger, duke shkaktuar bllokim të trafikut.

Përafërsisht 150 njerëz thuhet se janë bllokuar pasi është shembur çatia e një stacioni karburanti në zonë.