Home SHOWBIZ Këngëtarja e njohur, drejt altarit. Zbulohen fotot nga festa magjike e beqarisë

Këngëtarja e njohur, drejt altarit. Zbulohen fotot nga festa magjike e beqarisë

19

Gwen Stefani po bëhet gati të lidhë kurorë me Blake Shelton. Më 10 qershor, nusja e ardhshme organizoi një festë për të afërmit dhe miqtë e ngushtë.

Mes fotove që ka ndarë në rrjetet sociale, dukej e ëma, Patti Flynn, motra Jill Stefani, si dhe disa mikesha të ngushta të këngëtares. Mes fotove dhe videove në rrjetet sociale, Gwen ndau gjithashtu edhe disa dhurata, lule dhe detaje të tjera të mrekullueshme që ishin pjesë e festës.

“Ndihem e dashuruar dhe e bekuar”,- shkroi këngëtarja mes shumë postimeve të tjera në story-t e saj.

Në tetor 2020, këngëtarja u fejua pas pesë vjet lidhje me Blake Shelton. Gwen e quajti propozim magjik udhëtimin dhe propozimin përrallor që erdhi pas tij në Oklahoma. Megjithëse data e martesës ende nuk është zbuluar, Blake shkroi se shpresonte që gjërat zyrtare të ndodhnin gjatë verës.