Një ngjarje e rëndë është shënuar në Skrapar, ku ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar.

Bëhet me dije se dy persona kanë plagosur me armë zjarri shtetasin G.V 45 vjeç, pasi ky i fundit u ka kërkuar paratë për punën që kishte bërë. Këtu ka pasur dhe përplasje mes tyre dhe autorët kanë qëlluar 45-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se policisë i ka thënë se është vetëplagosur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.