Këshilli bashkiak i ka kërkuar një tjetër takim, kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli i cili herën e parë, refuzoi të zhvillonte mbledhje me ta në mjediset e teatrit të Vlorës me aryetimin se një gjë e tillë nuk ishte e lejueshme poër shkak të kushteve pandemike ku ndodhemi. 

Anëtarët e Këshillit Bashkiak, nuk kanë ndaluar kërkesat e tyre drejt Dritan Lelit, duke i kërkuar që të mbahet një takim në të njëjtin vend ku e kishin caktuar më parë. 

Në një njoftim të që Fax News, ka marrë nga Bashkia e Vlorës, thueht se kryebashkiaku Dritan Leli, kishte zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, me të cilin ka bërë edhe inspektime në landfillin e mbetjeve. Leli ka thënë se falë marrëveshjes së arritur me qeverinë gjermane dhe falë investiemve të tyre, po realizohej rehabilitimi i mbetjeve të qytetit të Vlorës. 

Njoftimi i Plotë nga Bashkia

Ka përfunduar tashmë 50 % e punës për ndërtimin e qendrës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane. Falë investimeve gjermane dhe qeverisë shqiptare, për territorin e Bashkisë Vlorë do të marrë fund praktika e primitive e trajtimit të mbetjeve për t’i hapur rrugën një epoke të re, moderne, që do të shndërrojë edhe cilësinë e jetës në qytet. Kjo ishte ndalesa e tretë e kësaj dite, me ambasadorin gjerman Peter Zingraf të cilin përveçse e falenderoj shumë, e mirëpres për të gjitha bashkëpunimet e ardhshme për Vlorën.

Një nga hallkat e rëndësishme të Projektit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane, është kapsulimi i mbetjeve 25 vjeçare në dy vendet e depozitimeve ekzistuese, në Vlorë dhe Orikum.

Me ambasadorin gjerman, u ndalëm në njërën prej këtyre pikave që, falë këtij projekti, do të bëhet i mundur rehabilitimi i të gjithë zonës.

Fax web