Mbi gjysmë milioni qytetarë kanë marrë pjesë në nismën e qeverisë për Këshillimin Kombëtar. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Ramanë një postim në rrjetin social “Facebook”. Kreu i qeverisë siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh.

“MIRËMËNGJES, dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysëm milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Nisma e Këshillimit Kombëtar u ndërmor nga qeveria shqiptare dhe u komunikua fillimisht nga vetë kryeministri Edi Rama në Dhjetor të vitit 2021. Qytetarët u pyetën mbi disa çështje të ndryshme, që nga kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, politikën  e jashtme të vendit, integrimin në BE, vaksinën anti-Covid etj.