Keshillatri i PSD Rrogozhine ka votuar kunder rritjes se tarifave te ujit te pijshem. Me poshte shkrimi i plote:

Nga Hasan Cara!

Fjala ime sot në ne Mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Të Nderuar Miq

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kavajës ngrita shqetësimin në lidhje ne ndryshimet që U.K.K kërkon të bëj për taksën e ujit të pijshëm qytetarët.

Si anëtar i Partisë Social Demokrate (PSD) kundërshtova Projekt vendimin nr 4 të propozuar sot pasi Ai rrit në mënyrë të ndjeshme Taksat e Tarifat për furnizimin më ujë të pijshëm dhe të kanalizimeve për vitin 2024 për të gjithë territorin e Bashkisë Kavajë.

Në mbledhje kërkova shpegime se përse taksat për qytetarët e thjeshtë pasi në relacion Nuk kishte asnjë arsyetim bindës që diçka e duhet të bëhej pasi këto taksa do rëndonin xhepin e gjithsecilit prej qytetarëve, të majtë e të djathtë.

Sot kundërshtova QË

Shërbimi i furnizimit me ujë sipas Kategorive

Klientë Familjarë ËSHTË 38 BËHET 50 lekë/metër kub

Klientë Publikë ËSHTË 80 BËHET 140/ metër kub

Klientë privatë ËSHTË 100 BËHET 150/metër kub

SHËRBIMI I KANALIZIMEVE

Klientë Familjarë ËSHTË 15 BËHET 30 lekë/ metër kub

Klientë publike Është 20 BËHET 50 lekë/ metër kub

Klientë private ËSHTË 20 BËHET 50 lekë/ metër kub

TARIF FIKSE SHËRBIMI

Klientë Familjarë ËSHTË 100 BËHET 200 lekë/ metër kub

Klientë Publike Është 100 BËHET 300 lekë/ metër kub

Klientë Privatë Është 100 BËHET 300 lekë/ metër kub

Ky nivel taksash dhe Tarifash është Shumë i Lartë dhe papërballueshëm për shumicën e qytetarëve tanë. Unë do të kundërshtoj çdo vendim që cënon lirinë e tyre ekonomike.

Do të mbroj çdo interes të i tyre në Këshillin Bashkiak dhe do të jem zëri i probleme të tyre, siç kam bërë deri më sot.\ Egnatia news