Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari ka folur për rikthimin e Sali Berishës dhe ambiciet e tij për të drejtuar PD-në. E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Kokalari tha se e ka mbështetur Berishën pas shpalljes ‘non-grata’ sepse ka menduar se opozita është goditur padrejtësisht.Kokalari: Për të rikthyer dinjitetin, çdo gjë fillon me dinjitetin. Ai po sjell dinjitetin e vet dhe pastaj ja sjell PD-së. E nisi luftën për dinjitetin e tij dhe kur e hoqi Basha nga grupi parlamentar, relativisht do ja sillte edhe PD-së. Unë Berishën e kam mbështetur vetëm pas non-gratës. Që ditën e parë, më është dukur si sulm kundrejt opozitës. Ky ka qenë problemi kryesor që i kam dhënë përkrahje. Rama e mori mandatin e tretë dhe po i vënë shkelmin e fundit PD-së. Më vonë, fakti që Berisha nuk ka qenë në pushtet, ka qenë domethënës.E kam diskutuar më individë në SHBA, edhe po të ishte i korruptuar, fakti që ka 8 vjet që nuk është në pushtet, aty ka diçka tjetër. Lufta ime ka qenë për të mos ndodhur shkatërrimi i opozitës në Shqipëri.Sot kishte nje artikull tjetër, që Blinken nuk jep fakte për Sali Berishën. Ka marrë shumë vrull kjo që po i ndodh Berishës.Nuk them dot që është mundur ambasada e SHBA, sepse kanë insistuar që ata kanë fakte. Këtë duam të gjejmë ne. Çfarë po ndodh me Departamentin e Shtetit? Si amerikane dua fakte. A po përdoret DASH si vegël? Sepse po cënohet SHBA.