Ka nisur në GJKKO seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 4 personat e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj janë arrestuar dje dhe ndodhen pas hekurave. Sakaq masa arrest në shtëpi është dhënë për Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH dhe M. S., drejtoreshe juridike.

Ndërkohë në masën detyrim paraqitje janë lënë: Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Mësohet se gjatë miratimit të arresteve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani. Ky i fundit u thirr dje nga SPAK dhe ka dhënë dëshminë e tij për më shumë se 3 orë.

Për gazetarët ai tha se kur janë bërë pagesat për koncesionin nuk ka qenë ministër dhe mohoi të ketë njohje me biznesmenin Rrapaj.

Previous articleDroni godet një ndërtesë në qendër të Moskës, nuk raportohet për viktima
Next articleShpërdoruan rezervat e shtetit, ndalohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë