Kryeministri Edi Rama, në konferencën me gazetarët pas mbajtjes së Kongresit të PS-së, ka komentuar edhe daljen e Presidentit Ilir Meta pasditen e së shtunës.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord me Parlamentin që ai e ka shkelur Kushtetutën. Megjithatë, shtoi Rama, diferenca qëndron në faktin që sipas Kushtetueses, “shkeljet e presidentit na qenkan të lehta.”

“Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord me parlamentin që Presidenti ka shkelur Kushtetutën. E vetmja gjë që e ka ndarë nga Parlamenti është se sipas saj shkeljet e Metës na qënkërkan të lehta. Nuk dua të komenton vendimet e GJK, por dua të them që Meta si president është një turp kombëtar. Dhe se çfarë do të bëjë pasi të ikë nga presidenca nuk më intereson…T’i mbarojë koha sa më shpejt dhe ky turp t’i takojë sa më shpejt të kaluarës.