Presidenti i vendit Ilir Meta ka të dalë në një konferencë me mediat. Presidenti reagoi ndaj akuzave të Veliajt sot nga Kongresi duke e quajtur kryebashkiakun ‘Zogu i Tiranës’ pasi ky i fundit e akuzoi se ka bllokuar emërimin e ambasadorëve. Meta tha se asnjë emër për ambasador nuk është bllokuar nga ai. 

“Duhet t’i takonte Kongresit të Partisë Socialiste, forcës qeverisëse të vendit. Në respekt të detyrimeve dhe transparencës ndaj qytetarëve, përfshirë edhe delegatët dhe anëtarët e PS-së, jam i detyruar dhe të dal edhe të bëj disa sqarime pasi organizata e ‘inceneratorëve’ nxorri sot në mënyrë të qëllimshme ‘zogun e Tiranës’ i cili në mënyrë fare brutale dhe banale, pasi ai nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë, si ato konet që i lidhin nga një zinxhir për zhurmë. Ai e përdori përgjegjës Presidentin për të gjithë stërkëmbëshat që Rilindja i ka bërë Shqipërisë. Se  përse e bëri ajo dihet sepse bilanci është katastrofik. Gjithçka që Presidenti ka thënë 1 vit më parë është provuar mëse e qartë, që nga vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve, dhe shohim se pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është në një vend tjetër dhe kjo shitet si sukses. Ndërkohë që koka e gjithçkaje e shet këtë si sukses të reformës në drejtësi duke thënë se të gjithë duhet të shkojnë në burg, ndërsa unë jo”, tha Meta.

Ilir Meta e përqendroi më pas konferencën tek çështja e inceneratorëve. Meta tha se i ka paralajmëruar Qeverinë që të mos i vërë steërkeëmbeshin interesit publik.

“Asnjë veprim te prokurorisë dhe SPAK nuk kemi pare për ndëshkimin e akteve mafioze te Bashkisë se Tiranes, si shembja e Teatrit dhe inceneratori. Sot u shpik një fajtor për dështimet e Qeverise. Nuk është Presidenti fajtor pse ne Ukrainën që është ne lufte nuk rriten çmimet, ndërsa në Shqipëri po. Pse këtu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk është Presidenti fajtor. Për kriminalizimin e pashembullt te Qeverise nuk është Presidenti fajtor. Veç burgosjes se përgjegjësve te aferës se inceneratoreve, është e rëndësishme qe mbi 400 milion euro abuzime te kësaj afere t’ju kthehen qytetareve shqiptare”, tha Meta.