Është konfirmuar gripi i shpendëve te pelikanët kacurrelë në zonën e Prespës. Mësohet se analizat kanë konfirmuar se tre pelikanë që u gjetën të ngordhur disa ditë më parë në Prespë të Vogël kanë qenë të prekur nga gripi i shpendëve

Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin tone.

Kujtojmë se prania e gripit të shpendëve në vendin tonë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Bujqësisë ditën e diel. Shpendët e ngordhura në masë në qytetin e Durrësit kanë nisur tashmë që të groposen.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi dha detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën Greke. Ndër të tjera, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund të shikojnë në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.

“Jemi shumë të rrezikuar që  grip të vijë dhe në Shqipëri. Pelikani në pjesën greke filizon në pjesën greke dhe është i përqendruar në atë pjesë. Duke qenë se popullata është e përqendruar në Prespën Greke nuk kemi pas pelikanë të ngordhur në anën tonë. Në këtë moment ndodhen aty dhe aty janë gjetur dhe të ngordhur. Tre vendet Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë masat që duhen. Të gjithë banorët e Prespës nëse shikojnë një pelikan të ngordhur ose ndonjë shpend tjetër të ngordhur në liqen nuk duhet që ta prekin por duhet që të kontaktojnë administratën e parkut ose administratën e zonave të mbrojtura në Korçë.” /abcnews.al/