Korçë – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.

Njëri prej tyre, 52 vjeç dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike dhe kanosi dhëndrin e tij 34 vjeç. Ndërsa një 34-vjeçar dyshohet se ka vjedhur një sasi me pije alkoolike dhe freskuese në një lokal.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në zonën industriale të këtij qyteti, ky shtetas dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj dhëndrit të tij shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 30 vjeç, banues në Bilisht, pasi ky shtetas në Bilisht, ka vjedhur në lokalin e shtetasit V. K., 47 vjeç, një sasi me pije alkoolike dhe pije freskuese.

 Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel