Një 82-vjeçar nga Lushnja është personi i vetëm që ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë. Sipas bilancit ditor të pandemisë, nga 442 testime të kryera në 24 orë, 28 persona kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 24 të shëruar nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vend janë 385 pacientë aktivë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.