Tashmë, editimi i fotove në rrjete sociale është bërë mëse normal. Madje, na duket çudi nëse dikush nuk përdor asnjë filtër për fotot që publikon, apo nuk rregullon një ‘defekt’ të vogël.

Mirëpo, Kourtney Kardashian ka vendosur të japë një shembull të mirë për ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar foto totalisht të pamodifikuara

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka pozuar me bikini dhe për çudinë e të gjithëve, nuk i ka fshirë me program strijat në trupin e saj. Sigurisht, ky veprim u vlerësua nga ndjekësit, të cilët janë shprehur të lumtur në komente që po shihnin diçka natyrale dhe aspak të modifikuar.

Motrat Kardashian janë akuzuar shpesh për përdorimin e Photoshop-it, por duket se s’kanë bërë dot pa të pavarësisht kritikave. Photoshop-i është kthyer në “sëmundjen” e shekullit, ndaj kur shohim ndonjë foto të paedituar, e “duartrokasim” fort.

Këto kohë, Kourtney po shijon romancën e saj të re me Travis Barker. Ata janë në kulmin e lumturisë dhe nuk ndahen thuajse fare nga njëri-tjetri, duke bërë çdo aktivitet bashkë si dy zogj të dashuruar.

Kourtney dhe Travis nisën marrëdhënien në muajin janar dhe në një kohë të shkurtër gjërat mes tyre avancuan shumë shpejt. Ata kanë qenë me pushime bashkë kudo, i kanë bërë vazhdimisht dhurata luksoze njëri-tjetrit dhe nuk kanë nguruar ta shprehin publikisht dashurinë. Madje pak kohë më parë Travis vendosi të bënte tatuazh emrin e Kourtney-t në kraharorin e tij.

icon style