Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas kërkesës së KQZ  për plotësimin e dokumentacionit lidhur me regjistrimin e PD për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë një interviste televizive, Alibeaj tha se KQZ nuk i ka dërguar asnjë shkresë zyrtare që i tregon se ka 48 orë afat për të plotësuar dokumentacionin.

Ai tha se dokumentacioni për të cilin foli Celibashi është një angazhim solemn i kreut të partisë.

“Sipas ligjit dhe kodit zgjedhur PD do të regjistrohet sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër. Parashikimet ligjore janë në kodin zgjedhor dhe të mbështetura në dokumentacionin e depozituar në KQZ. Edhe tani që flasim nuk ka një shkresë nga Celibashi i cili të radhisë arsyet që sipas tij e çuan në atë përfundim, që i lihen 48 orë për plotësimin e dokumentacionit. Duhet që komunikimi mes palëve të jetë me shkresë. Unë kam autorizuar zotin Sefa, për të njohur publikun dhe mediat për arsyet e këtij qëndrimi. Me aq sa dëgjova dhe juristët me shpjeguan, ka një pretendim që në gjithë setin e dokumenteve që duhet për të regjistrua një parti do të duhet të jetë edhe një deklaratë ku kryetari i partisë merr një angazhim solemn, që struktura partiake e tij teksa futet në proces zgjedhor nuk do përfshihet në veprimtari antiloigjore”, tha Alibeaj.