Qindra besimtarë marrin pjesë në meshë

Si çdo vit edhe këtë 4 Qershor është festuar në Elbasan dita e ″Shën Joan Vladimirit″.

Të shumtë ishin ata të cilët sot kishin zgjedhur që të vinin të festonin në Shijon.

Kulti i ″Shën Johan Vladimirit″ në Shqipëri respektohet njësoj si nga shqiptarët ashtu edhe sllavët që vijnë pothuajse çdo vit në kishën që mban emrin e këtij shenjti.

Edhe këtë vit nuk munguan  vizitorët nga vendet fshqinje si dhe zonja të cilat kishin udhëtuar nga Maqedonia për të vizituar Manastirin e ″Shën Joan Vladimirit″ dhe që u shpehen të lumtura që sot ndodheshin këtu.

Pas shumë vitesh në manastirin e Shijonit kanë mbërritur edhe dy lipsanet e shenjta të Shenjtorit që janë edhe një nga arsyet që besimtarët e vizitojnë këtë manastir.