Familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit. Familjarët dhe banorët e zones janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj (Myrtaj) ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23-vjeçar Flonino Mërkuri.

Pas ngjarjes së rëndë është gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar.

Daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes së ngjarjes e mësuan gjatë natës dhe tregon se vrasja e 23-vjeçarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjarët e të dyja paleve.

“Gabimi i djalit ishte që u dashurua , por që të dashurosh nuk është gabim. Myneverja ishte e divorcuar 10 vjet më parë dhe ishte e braktisur nga ish-bashkëshorti.

Ata njiheshin prej tre vitesh madje 37-vjeçarja ka ardhur edhe në shtëpinë e djalit në Grykë ndërkohë që dhe Floninoja ka vizituar vëllezërit e saj në Vlorë.

Po të kishte patur konflikte më parë do e kishim marrë djalin,” ka thënë daja i 23-vjeçarit.

Ndërkohë daja i 23-vjeçarit apelon që ngjarja të mos përflitet si dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë.