“Do të jetë një ndjenjë e çuditshme të mos e kem shok ekipi atë. Për mua ai është mbrojtësi më i fortë i kohës sime, një udhëheqës absolut”

I intervistuar ekskluzivisht nga Bild, Toni Kroos, mesfushori i Real Madridit, tha se i vinte keq për lamtumirën e Sergio Ramos, pastaj duke folur për atë se kush do të kishte detyrën e zëvendësimit të tij:

“E dija relativisht shpejt se do të kishim blerë Alaba. Jo nga ana e tij, por nga Real. Sa i përket pagës së tij, unë e shoh kështu: me Ramos dhe Varane ne humbëm atë që ishte çifti ynë qendror në tetë vitet e fundit.

Ata me siguri nuk kanë luajtur falas, kështu që nëse do t’i zëvendësosh me lojtarë të atij niveli duhet patjetër të bëni një përpjekje. Reali gjithashtu mblodhi një shumë për shitjen e Varane, por nuk pagoi asgjë për kartonin e Alaba. Ky është gjithashtu një element për t’u marrë parasysh”