Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku konfirmoi takimin e tij me Klodian Zoton.

Subashi tha se gjatë takimit ka zhvilluar biseda për çështje teknike në lidhje me djegien e mbetjeve.

Jorida Tabaku: Ju jeni takuar me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e Stela Gugallen“Po, kam pasur biseda dy-tre herë në momentin që nisëm të depozitonim mbetjen në impiantin e ri. Kemi bërë disa biseda për çështje teknike si do të shkojnë mbetjet si do depozitohen kryesisht kemi folur edhe për orarin. Kemi kërkuar që impianti të qëndrojë hapur edhe gjatë natës kemi gjetur mirëkuptimin dhe kaq”, tha Subashi.