Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Berlinit, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Gjatë ditës së nesërme kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa gjatë pasdites pritet të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për mediat.

Në këtë takim pritet të diskutohet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, qasjen ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbi zhvillimet rajonale.

Tirana zyrtare është në pritje të caktimit të datës së tryezës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit integrues në unionin europian.

I bindur në kryerjen e detyrave nga ana e Shqipërisë, Kryeministri Rama në çdo takim me zyrtarë europian nuk ka harrur t’i kujtojë Brukselit se tashmë është radha e tij të veprojë. Në vizitën e tij në Gjermani, kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Pas konferencës së përbashkët me Kancelarin Scholz, Rama do të ketë një tjetër konferencë po kësaj radhe dedikuar mediave shqiptare që po ndjekin nga afër këtë vizitë të Kryeministrit