DPSHTRR ka njoftuar në faqen zyrtare se do të ketë risi në lidhje me “lejen e re të qarkullimit të mjeteve rrugore”. Kjo leje pritet të jetë në përputhje me direktivat EU(e njëjtë si cilësi/siguri me modelin gjerman).

DPSHTRR njofton  gjithashtu se qytetarët e subjektet që do të kursejnë̈ 30% nga tarifa ekzistuese (2100 Lek do të kushtojë Leja e re, nga 3000 Lek që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit), por jo vetëm:

  •  Eliminohet certifikata e pronësisë;
  • Hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë̈ të mos skadojë̈ për mungesë hapësirë vulash;
  • Eliminohet nevoja për Leje Ndërkombëtarë mjeti sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.

Ky prokat i ri pritet të dalë edhe me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR.

Sakaq, bëhet me dije se leja e re do të lëshohet për jo vetëm për regjistrimet e reja por për këdo që dëshiron ta zëvendësojë. Si dhe nuk do të jetë e detyrueshme për ata që e kanë lejen e drejtimit ta mbajnë atë deri në dëmtim, humbje apo skadim të saj.

Nga kjo risi pritet të përfitojnë rreth 150 mijë aplikues në vit. Kjo është hera e parë e këtij lloj personalizimi i cili po realizohet me puntim i cili nuk lejon falsifikimet.