Kryesia e PD ka marrë vendimin për t’i hequr vulën Sekretarit të Përgjithshëm të PS Gazment Bardhi dhe t’ia kaloj atë Indrit Sefës.

Kjo lëvizje vjen pak orë pasi Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.