Drejtues e këmbësorë ankohen për trafikun e rënduar

Prej shumë kohësh tani duket se trafiku i ngarkuar në “Kryqëzimin e Cërrikut” nuk po gjen asnjë zgjidhje. Dita-ditës gjendja është duke u përkeqësuar dhe të kalosh në këtë zonë është pothuajse e pamundur jo vetëm për këmbësorët por dhe drejtuesit e automjeteve.
Ata shprehen se ndjehen të lodhur nga kjo gjendje dhe se i është kthyer ne përditshmëri të vonohen në këtë kryqëzim.
Trafiku i ngarkuar në këtë zonë është nje problematikë për të gjithë qytetarët dhe nevoja e një mbikalimi ose prezenca e policëve rrugor është e domosdoshme.