Makthi Covid-19 kthehet te Lazio. Një lojtar ka rezultuar pozitiv në kontrollet e kryera në funksion të debutimit sezonal të kësaj pasditeje (miqësore e planifikuar në 18:30 në Auronzo, kundër një përzgjedhjeje lokale).

Do të ishte një i ri nga “Primavera”, që u bashkua me grupin e Sarrit në grumbullim, ai që ka dalë i infektuar.

Tani lojtari, në pritje të kontrolleve të mëtejshme, do të duhet të izolohet. Lazio po përballet me një problem të ri të koronavirusit, pas shumë problemeve të sezonit të kaluar.

FAX