Shpërthimi i bombolës së gazit në shtëinë e dy të moshuarëve mengjesin e kësaj të diel ka tronditur vendin. 84-vjeçarja, Alije Kosova, ka humbur jetën, pasi në banesën e saj shpërtheu një bombol gazi.
Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa për pasojë është shembur një pjesë e banesës. Për shkak të shembjes ka qenë e pamundur nxjerrja e 84- e për pasojë humbi jetën.
Burimet bëjnë me dije se shkaku i shpërthimit ka qenë rrjedhje e bomoblës së gazit për gatim 10 kg, e cila ka krijuar eksplozion si rezultat i flakës së lirë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”. Alie Kosova, 84-vjeç, dhe Mustafa Kosova, 86 vjeç, jetonin të vetëm në banesën e tyre. Bashkëshorti i saj është arritur që të nxirret i pari nga rrënojat nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Për shkak të shembjes së madhe në banesë, nuk është bërë dot nxjerrja e 84-vjeçares e cila kishte mbetur nën rrënoja. Ajo është gjetur në shtrat, pasi ka qenë e paralizuar dhe nuk ka lëvizur dot.