Në 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kuqezi u shfaq në fasadën e ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa që është 829.8 metra në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai shoqërohej edhe nga urimi: Gëzuar ditën e Republikës së Shqipërisë.
Shqiptarët në rrjetet sociale nxituan të ndanin këtë suprizë të bukur në këtë përvjetor të 108-të të pavarësisë, mes tyre edhe kryeministri Rama që shpërndau videon në profilin e tij në Facebook duke falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë urim special.
Edhe ura e famshme e Bosforit në metropolin turk Stamboll që lidh pjesën europiane dhe atë aziatike u vesh me ngjyrat kuq e zi. Ky ishte një urim i veçantë nga Turqia për Shqipërinë me rastin e ditës së Pavarësisë.
