Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Lukova”, pas një hetimi dymujor, me metoda proaktive u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për këto bimë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, i një 30 vjeccari banues në Lukovë dhe i një 26 vjeç, banues në Maliq.
Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim një 33 vjeçar, banues në Lukovë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Gjatë hetimit proaktiv këta shtetas u konstatuan në pamje filmike, teksa kujdeseshin për bimët narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al