Është ndarë nga jeta aktori i njohur, Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi:

Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin “A.Moisiu”.

Njoftimi i Teatrit “Aleksander Moisiu”

Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka.

Homazhet për Mjeshtrin Hoxha do të mbahen nesër në Teatrin “A.Moisiu”.