I pyetur se kur mund të nisin protestat e paralajmëruara prej kohësh nga opozita, kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta tha se brenda 24 orëve do jepet njoftimi për tubimin e parë.

Meta theksoi se do të protestohet aty ku ndodh krimi dhe vidhen qytetarët e vota e tyre.

Pjesë nga konferenca

-A keni diskutuar për një datë konkrete për protesta?

METANuk flasim dot sot për protesta në emër të gjithë opozitës, s’është shumë e rëndësishme por vendi ynë ka nevojë të protestojmë ccdo minutë, për çdo lloj fatkeqësie që prek komunitetin. PL ka një agjendë të saj për protestat anti korrupsion, të jeni të sigurt një nga protestat e para do njoftohet në 24 orë, aty ku ndodh krimi, ku vidhet qytetari dhe votat e tij.