Kurti: Një vit qeverisje, Kosova fanar ndriçues në rajon. Në mbledhjen e 57-të të Këshillit të Përgjithshëm te Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie dhe kryeministër i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij ka bërë përgatitjet për aplikim edhe në NATO dhe BE pasi zyrtarisht dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit të Vetëvendosjes, Kryeministri u shpreh se një vit qeverisje vendi ka shënuar rritje ekonomike, jane bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë, ka luftuar krimin e korrupsionin dhe se Kosova është bërë fanar i demokracisë në rajon.

Për vizitën e tij zyrtare 2-javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kurti tha se ka takuar 7 senatorë dhe 12 kongresistë, dhe 7 zyrtarë të lartë të qeverisjes amerikane.